Flash News

E-TJERA

Porti i Durrësit, ish-ministri kundër Ramës: S’ka nevojë të jetë ‘Dubai i Mesdheut’

Porti i Durrësit, ish-ministri kundër Ramës: S’ka

Marrëveshja mes qeverisë shqptare dhe kompanisë së Alabbar për zbatimin e projektit të Portit të Durrësit, ku parashikohen të ndërtohen apartamente luksoze dhe hotele, ka ngjallur debate mes forcave politike.

Së fundmi, edhe ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka komentuar projektin në fjalë. Për ‘Panorama.al’, Lleshaj thotë se zhvendosja e portit duhet të kishte ndodhur kohë më parë, pasi aty ku aktualisht ndodhet nuk mund t’i kryeja funksionet e një porti modern rajonal.

I pyetur nëse esheh ose jo si një projekt trategjik, Lleshaj shprehet se porti duhet të ndërtohet me vizionin e njërit nga portet më të rëndësishëm të rajonit.

“Zhvendosja e portit duhej të kishte ndodhur ndërkohë, pasi aty ku është ai nuk mund të kryejë funksionet e një porti modern rajonal. Ritheksoj që porti duhet të ndërtohet në një vend tjetër me vizionin e njërit nga portet me të rëndësishme të rajonit. Ky duhet të jetë projekti i vërtetë strategjik i Shqipërisë ashtu sikundër e përcakton dhe Strategjia e Sigurisë Kombëtare. Ndërsa ky projekti tjetër me port turistik, hotele dhe rezidenca mbetet vetëm një projekt zhvillimor”, thotë Lleshaj.

Ish-ministri vlerëson se Durrësi nuk ka nevojë të jetë ‘Dubai i Mesdheut’, ndërsa lidhur me akuzat për përfshirjen e parave të jashtëligjshme në projekt, kërkon analizën e organeve kompetente.

“Durrësi ka aq shumë rrezatim historik kulturor dhe historik sa që jo vetëm i mjafton, por edhe i tepron. Në këtë kuptim, ai nuk ka nevojë të jetë një “Dubai me Mesdheut”, por vetëm Durrësi. Durrësi, që edhe pse ende nën dhe, e ka hirin e një qyteti të përjetshëm. Sa u përket aludimeve për krimin e lidhur me këtë projekt, mendoj se ato duhet të verifikohen nga organet që kanë kompetencë ligjore dhe profesionale. Ndërkohë që për publikun vlen thirrja për të analizuar edhe autorët e tyre, që në shumë raste kanë spikatur si intoksikues të rrezikshëm publikë”, shprehet Lleshaj.

Të fundit