Flash News

E-TJERA

Portugalia debuton me fitore në Euro 2020, Ronaldo me dopietë

Portugalia debuton me fitore në Euro 2020, Ronaldo me dopietë

Portugalia ka debutuar me fitore në Euro 2020, në mbrojtje të titullit. Kampionët në fuqi të Europës kanë mposhtu me rezultatin e pastër 0-3 Hungarinë, në ndeshjen e vlefshme për grupin F.

U deshën 84 minuta lojë që luzitanëve të gjenin golin e parë me anë të Guerreiros. Tre minuta më vonë do të vinte dhe goli i dytë me anë të një njëmbëdhjetmetërshi të ekzekutuar nga Cristiano Ronaldo. Ylli portugez nuk do të ndalej me kaq, pasi në minutat shtesë do të realizonte dhe golin e dytë personal në këtë ndeshje dhe të tretin për ekipin e tij.

Tre pikë mjaft me vlerë për Portugalinë në garën për grupin F, teksa janë në pritje të supersfidës Francë-Gjermani.

Të fundit