Flash News

E-TJERA

Posterat denigrues të PS, KQZ letër bashkive: Përcaktoni vendet publike për afishimin e materialeve propagandistike

Posterat denigrues të PS, KQZ letër bashkive: Përcaktoni vendet

Pas denoncimeve të opozitës, për posterat dhe banerat me gjuhë denigruese të PS-së kundrejt tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një shkresë bashkive të vendit.

Në letrën dërguar autoriteteve vendore KQZ shkruan e bashkiitë duhet të përcaktojnë hapësirat publike ku do të lejohet afishimi i materialeve të fushatës zgjedhore në përmbushje me ligjin e Kodit Zgjedhor.

Sipas KQZ, brenda dy ditësh nga marrja e shkresës, bashkitë duhet të dërgojnë listën me vendet ku do të lejohet afishimi i materialeve propagandistike.

LETRA E PLOTË:

Duke marrë në konsideratë denoncimet e adresuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mbi përcaktimin e vendeve publike për afishimin e materialeve propagandistike të fushatës elektorale të subjekteve zgjedhore ju risjellim në vëmendje që të merrni masa të menjëhershme për përmbushjen e detyrimit sipas përcaktimeve të nenit 79 të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe udhëzimit nr. 6, datë 23.03.2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, “Për përdorimin e materialeve propagandistike e edukuese dhe rregullat për afishimin e tyre gjatë/fushatës zgjedhore”.

Brenda dy ditëve nga marrja e kësaj shkrese, ju lutem të dërgoni në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e vendeve të lejuara për afishimin e materialeve propagandistike për fushatë zgjedhore. Kjo listë dhe vendimi përkatës për caktimin e këtyre vendeve duhet të publikohet menjëherë në faqen elektronike të institucionit tuaj. Gjithashtu sjellim në vëmendje, marrjen e masave të menjëhershme për të hequr materialet propagandistike të subjekteve zgjedhore nga fushatat zgjedhore të mëparshme. Moszbatimi i detyrimeve të përcaktuara si më sipër vijon, do t'ju ngarkojë me përgjegjësi sipas përcaktimeve të pikës 1, të nenit 171 të Kodit Zgjedhor.

Posterat denigrues të PS, KQZ letër bashkive: Përcaktoni vendet Posterat denigrues të PS, KQZ letër bashkive: Përcaktoni vendet

Të fundit