Flash News

E-TJERA

Posteri i Këlliçit, Kume: Nuk përbën shkelje, llogaritë për ndikimin i bën vetë i “zoti i punës”

Posteri i Këlliçit, Kume: Nuk përbën shkelje,

Eksperti zgjedhjeve, Kristaq Kume komentoi debatin mbi posterin e  kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

I ftuar në ABC Kume tha se në përmbajtjen e atij posteri nuk ka shkelje ligjore.  

Shkelje për përmbajtje nuk ka. Posteri duhet të jetë i shoqëruar sipas dispozitës përkatëse të kodit zgjedhor.

Shkelja mund të jetë në atë se si dhe ku është vendosur ky poster. Me ndryshimet e bëra në kodin zgjedhur është rregulluar me ligj procesi i përdorimi të mjedisit në funksion të fushatës elektorale.

Kryebashkiaku 5 ditë para nisjes së fushatës duhet të merrte vendimin, për ambientet që do të përdoreshin nga subjektet”, tha Kume.

Eksperti tha se subjekti që vendos të nxjerrë një poster të tillë i bën vetë llogaritë për ndikimin që mund të ketë dhe reagimet që mund të sjellë.

“Kjo është zgjedhje e subjektit dhe ajo që fiton subjekti me këtë, e bën vetë llogarinë. Për këtë poster reagimi nuk ka qenë pozitiv. Ky konsiderohet një gjetje jo e mirë në aspektin e asaj se çfarë përcjell tek të tjerët.

Kjo varet nga mënyra se si e ka vlerësuar ai, por si rregull ajo që ne kemi ndeshur në fushata zgjedhore ndër vite, usta i këtyre komunikimeve është kreu i mazhorancës. Mua më dukje një kopje e kryeministrit, gjë që e cila nuk besoj se të avantazhon.

Ligji nuk ka pse të hyjë në këtë gjëra”, shtoi Kume.

 

Të fundit