Flash News

E-TJERA

Postoi foto me zarfat e fletëve të votimit, flet patronazhisti nga Firence, tenton të mohojë takimin me Ballën

Postoi foto me zarfat e fletëve të votimit, flet patronazhisti nga

Sinan Patozi u bë viral pasi ndau në Facebook një foto të vetën, teksa nga ambientet e DHL shfaqej me zarfat e fletëve të votimit.

Patozi shkruante: “Po kontrolloj për fletat e votimit për familjen Patozi. Apo t’i marr të gjitha dhe t’i plotësoj si thoni”.

Për “Kafe Shqeto” në Syri Tv, Patozi ka bërë një reagim ‘live’. Ai mohoi të ishtë një patronazhist që tashmë akuzohet se ka ndërhyrë në votat e diasporës. Madje, Patozi pretendoi se ishte PS ajo që e detyroi të largohej drejt Italisë.

“Unë thashë edhe dje sa kamera ka këtu si në Big Brother. Tani vemë edhe bastin nëse hapen kamerat, unë dal nga jashtë magazine me një pako, mua këta të DHL më përjashtojnë nga puna. Nuk del dot jashtë magazine. Ky është gabimi im. Se unë e postoj se unë 6 vjet kam që kam ardhur në Itali se unë po të isha nga ato nuk ikja.

Ato më përzunë ato që kam dalë në fotografi më përzunë. Me pjeshkët mora nga PD që mora pjeshkët. Nga PS nuk më dhanë miratim për vaditje me ujë. Socialistja më përzuri. Vujajtje. Nga 2013-2018 tre herë ën vit vinte policia kontrollonte serat e mia. Pata mbjellë serrën shkoi speci dy metra. Nuk zgjati për gjysmeë ore ka ardhur polica me shiritin e kuq. Kontrolluan e panë që s’gjetën gjë”, u shpreh ai.

I pyetur se pse shkoi në takimin e Ballës, Sinani u tentua ta mbulojë duke thënë se shkoi për një punë tjetër.

Të fundit