Flash News

E-TJERA

Postoi video nga gjykata në TikTok, pezullohet për 6 muaj gjyqtarja e Elbasanit

Postoi video nga gjykata në TikTok, pezullohet për 6 muaj gjyqtarja e

Gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani është pezulluar 6 muaj nga detyra, duke marrë pagë minimale gjatë kësaj periudhe.

Gjyqtarja ka pranuar përgjegjësinë për publikimin e videove në rrjetin social TikTok, nga ambientet e Gjykatës së Elbasanit. Vendimi u mor në marrëveshje me të dhe Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.

Pas publikimit të videove, gjyqtarja dha dorëheqjen si zv.kryetare e Gjykatës së Elbasanit.

Videot e publikuara në rrjetin social TikTok, nga ambientet e Gjykatës së Elbasanit, me muzikë të papërshtatshme, ngjallën reagime për thyerje të Kodit të Etikës.

Të fundit