Flash News

E-TJERA

Postonte foto me kallashnikov në rrjetet sociale, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë; i gjendet dhe një thikë

Postonte foto me kallashnikov në rrjetet sociale, arrestohet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një minoren, i cili reklamonte në rrjetet sociale foto me armë zjarri. Sipas uniformave blu, 17-vjeçari qëllonte në ajër me armën e zjarrit të llojit kallashnikov.

Gjatë kontrollit fizik, atij i është gjetur një thikë, ndërsa në vendin ku kishte reklamuar fotot, policia sekuestroi edhe kallashnikovin.

17-vjeçari me inicialet K. S, është  banues në Kombinat, Tiranë. Mbi të rëndojnë akuzat për “Armëmbajtje pa leje" dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Të fundit