Flash News

E-TJERA

Pozicioni vakant në Gjykatën Kushtetuese, KED pezullon verifikimin e kandidaturave

Pozicioni vakant në Gjykatën Kushtetuese, KED pezullon verifikimin e

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shqyrtoi sot ecurinë e procedurës së verifikimit të kushteve ligjore për kandidatët e paraqitur për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 30.09.2024.

Sipas KED “gjatë fazës së verifikimeve, u konstatua se numri i kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore ka rënë nën pragun minimal të parashikuar prej tri kandidaturash”.

“Në respekt të dispozitave kushtetuese dhe ligjore, si dhe në zbatim të vendimit nr. 84/2024 të Gjykatës Kushtetuese që thekson rëndësinë e përtëritjes së rregullt të kësaj gjykate, një herë në tre vjet, Këshilli vendosi si më poshtë: Pezullimin e procedurës së verifikimit të kandidaturave për pozicionin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur më 30.09.2024.

Njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë, si organi që ka vënë në lëvizje procedurën, për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave”, njoftoi KED.

Të fundit