Flash News

E-TJERA

PPE godet Ramën: Shteti është kapur nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, pa zgjedhje të lira s’ka BE

PPE godet Ramën: Shteti është kapur nga krimi i organizuar dhe

Dy ditë pas vizitës së zhvilluar në Tiranë, ku patën një takim edhe me Partinë Demokratike, Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Popullore Europiane, (PPE) Dolors Montserrat ka folur për situatën e shtetit të së drejtës në Shqipëri, kuadrin zgjedhor dhe korrupsionin.

Në një intervistë për Syri Tv, Montserrat theksoi rëndësinë e baraizsë para ligjit, duke deklaruar se në të kundërt, kemi totalitarizëm dhe autokraci.

“Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Përtej ligjit ka vetëm totalitarizëm dhe autokraci. Nuk mund të bëhet ligj për të paprekshëm. Nuk mund të bëhen ligje vetëm për pak veta për ti konvertuar këto në njerëz të paprekshëm. Nëse jo, nëse kjo nuk ndodh, jashtë ligjit kemi totalitarizëm, autokraci dhe nuk bëhet fjalë për demokraci”, ka deklaruar Montserrat.

Sai përket reformës elektorale, Montserrat kërkoi gjithëpërfshirje për të pasur një qeveri pro evropiane, luftë kundër korrupsionit dhe zgjedhje të lira.

“Për ta realizuar këtë ka nevojë për lirinë e medias, për pavarësinë e gjyqësorit, për reformë elektorale e bërë me opozitën dhe këtu kemi nevojë për të gjithë opozitën. Duhet të ketë një bashkim të të gjithë opozitës. Mendoj se po pati një bashkim të gjerë, ka më shumë mundësi për të ndryshuar qeverinë. Në mënyrë që të ketë një qeveri pro Europiane, shtetit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe zgjedhjeve të lira. Sepse nëse ju nuk i bëni këto do të thotë që nuk keni standardet europiane për të qenë anëtar i BE”, u shpreh sekretarja e PPE.

Duke u ndalur te niveli i korrupsionit, Montserrat theksoi kapjen e shtetit nga krimi i organizuar dhe korrupsionin sistematik.

“Pozicioni i PPE është që ne i japim mbështetje Shqipërisë në rrugëtimin e saj për t’u bërë anëtar i BE, por këtu ka nevojë për shumë gjëra. Gjëja e parë që kemi nevojë është të bashkojmë të gjithë opozitën që të vijë ne pushtet dhe kjo opozitë që vjen ne pushtet të ketë një qeveri të bazuar në transparencë, në luftën kundër korrupsionit dhe të qeverisjes së mirë. Sepse kjo është ajo çfarë kanë nevojë shqiptarët. Ne kemi parë me sytë tonë dhe dëgjuar me veshët tanë. Na e tha edhe shoqëria civile,  që ka një kapje të shtetit nga krimi i organizuar, që ka korrupsion sistemik këtu në Shqipëri dhe që duhet të mbrojmë pavarësinë e gjyqësorit, kjo është shumë e rëndësishme. Por, mbi të gjitha, gjëja më e rëndësishme që ka nevojë Shqipëria është që të ketë zgjedhje të drejta dhe të lira. Këtë na e kanë thënë që të gjithë: ne kemi nevojë për zgjedhje të lira e të ndershme”, deklaroi ajo.

 

Të fundit