Flash News

E-TJERA

'Prada', Hermes' e 'Philipp Plein'/ Veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia në Tiranë, 3 në pranga

'Prada', Hermes' e 'Philipp Plein'/ Veshje

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Brand 3”, duke vënë në pranga 3 persona dhe duke proceduar penalisht 4 të tjerë, të dyshuar për kontrabandë dhe shitje të mallrave në informalitet në Tiranë.

Në një njoftim zyrtar bën me dije se nën logot e markave luksoze si “Prada”, “Hermes” dhe “Philipp Plein”, fshihej një skemë kontrabande me veshje të futura ilegalisht nga Kina dhe Turqia.

Gjatë operacionit, u sekuestruan 17 valixhe me veshmbathje të markave të shtrenjta, si edhe 2 automjete të përdorura për transportin e tyre.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, operacioni i koduar “Brand 3”.

Identifikohen 7 shtetas, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kontrabandonin veshje nga Kina dhe nga Turqia, i magazinonin në Tiranë dhe i shitnin duke shmangur detyrimet tatimore.

Vihen në pranga 3 nga këta shtetas, procedohen penalisht 4 të tjerët.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 17 valixhe me veshmbathje të markave të shtrenjta dhe 2 automjete.

Si rezultat i hetimeve të shpejta të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të kontrabandës së mallrave dhe shitjes së tyre në informalitet, është organizuar dhe finalizuar operacioni i koduar “Brand 3”.

Si rezultat, u identifikuan 7 shtetas, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kontrabandonin veshje nga Kina dhe Turqia, i magazinonin në Tiranë dhe më pas i shitnin duke shmangur detyrimet tatimore.

Këta shtetas u kapën në flagrancë gjatë operacionit, duke transportuar me 2 automjete, 17 valixhe me veshmbathje të markave të shtrenjta, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve:
-u arrestuan shtetasit: S. B., 69 vjeç, B. Ll., 72 vjeç dhe A. B., 57 vjeç;
-nisi procedimi penal për shtetasit: R. Ll., 45 vjeç, I. B., 39 vjeç, E. B., 23 vjeç dhe Z. M., 65 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Të fundit