Flash News

E-TJERA

Pranga 30-vjeçarit, goditi punonjësin e policisë pas ndeshjes Kastrioti – Elbasani

Pranga 30-vjeçarit, goditi punonjësin e policisë pas ndeshjes

Është shoqëruar në polici një 30 vjeçar pasi akuzohet se ka goditur një bidon plastik një punonjës policie pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti – Elbasani.

Mësohet se punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje për të ndaluar veprimet e tij, por shtetasi A. B., ka reaguar me fjalë fyese, dhe pasi punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur në rezistencën e tifozëve të tjerë.

Më datë 27.03.2024, pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti – Elbasani, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka gjuajtur një bidon plastik në drejtim të një punonjësi Policie, që ndodhej me shërbim jashtë perimetrit të stadiumit.

Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje për të ndaluar veprimet e tij, por shtetasi A. B., ka reaguar me fjalë fyese, dhe pasi punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur në rezistencën e tifozëve të tjerë.

Pas këtyre momenteve, kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të Policisë të cilat kanë shoqëruar në komisariat shtetasin A. B., për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 

Të fundit