Flash News

E-TJERA

Pranga drejtorit të Zonave të Mbrojtura në Lezhë, arrestohen edhe 3 inspektorë

Pranga drejtorit të Zonave të Mbrojtura në Lezhë, arrestohen

Është arrestuar Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Lezhë, Pjetër Toni, bashkë me tre inspektorë.

Prokuroria ka lëshuar urdhër-arrestet pasi personat e vënë në pranga hidhnin inerte në mënyrë të paligjshme në zonën e mbrojtur të Vainit prej disa javësh.

Po ashtu, të arrestuarit kanë kryer tjetërsim pronash në zonën e mbrojtur të Lagunës Kune-Vain. Gjykata e Lezhës ka caktuar masën arrest me burg për katër të arrestuarit.

Të fundit