Flash News

E-TJERA

Prangoset në zyrën e tij juristi i Kadastrës së Durrësit, priten arrestime të tjera në këtë institucion

Prangoset në zyrën e tij juristi i Kadastrës së

Policia ka arrestuar juristin e Kadastrës së Durrësit. Në pranga është vënë shtetasi Mikel Zaho, i cili është arrestuar paraditen e sotme në zyrën e tij. Ai akuzohet për veprën penale "shpërdorim detyre".

Juristi është arrestuar pas hetimeve të nisura nga Prokuroria e Durrësit për një parcelë 2000 m2 në zonën te "Plepat" në qytetin bregdetar. Mëson se në Kadastrën e Durrësit priten edhe 5 arrestime bashkëshoqeruese.

Hetimi është kryer nga prokurori Madrid Kullolli, ndërkohë që në vijim priten të tjera arrestime nga policia.

Mikel Zaho është arrestuar dhe në vitin 2019 për tjetërsimin e 68 000 m2 në Gjirin e Lalëzit dhe Kepin e Rodonit

Të fundit