Flash News

E-TJERA

Pranoi humbjen e gjyqit me Becchettin, shkarkohet nga detyra Avokatja e Përgjithshme e Shtetit

Pranoi humbjen e gjyqit me Becchettin, shkarkohet nga detyra Avokatja e

Lirohet nga detyra Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Enkelejda Muçaj.

Me vendim të këshillit të ministrave, ajo është zëvendësuar nga Brunilda Lilo.

VENDIMI I KRYEMINISTRIT EDI RAMA:

PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN E AVOKATIT TË PËRGJITHSHËMTË SHTETIT. Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës dhe  të neneve  21,  pika1, 26,  pika  5,  shkronja “a”, të ligjit  nr.10018,  datë  13.11.2008,  “Për Avokaturën e  Shtetit”, të  ndryshuar, me  propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Znj.Enkelejda  Muçaj  lirohet  nga  detyra  si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Znj. Brunilda Lilo emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYEMINISTËR Edi Rama

Kujtojmë se disa javë më parë gjatë një raportimi në Komisionin e Ligjeve pranoi humbjen e gjyqit të qeverisë shqiptare me biznesmenin italian Francesco Becchetti, ndonëse Rama e mohon.

Ajo nuk e cilësonte si dështim, pasi sipas saj, Becchetti fitoi vetëm 108 mln euro.

 

Të fundit