Flash News

E-TJERA

Pranoi zyrtarisht mandatin e deputetes, reagon Ori Nebiaj: Do të jetë privilegji më i madh i jetës time

Pranoi zyrtarisht mandatin e deputetes, reagon Ori Nebiaj: Do të jetë

Pas disa ditësh aludime, Ori Nebiaj shuan përfundimisht zërat.

Ajo ka pranuar mandatin që la Grida Duma dhe së shpejti do ta shohim në Parlamentin e Shqipërisë. Lajmin e ka konfirmuar vetë Nebiaj, teksa ka publikuar formularin e pranimit të mandatit që do ta dorëzojë nesër në KQZ.

Këtë mandat, prezantuesja e njohur e ka cilësuar si privilegjin më të madh të jetës së saj.

“Do të jetë privilegji më i madh i jetës time, të përfaqësoj njerëzit që më besuan dhe votuan për të qenë në Parlamentin e Shqipërisë @kqzshqiperi Formulari gati për tu dorëzuar nesër!”, shkruan Nebiaj.

Pranoi zyrtarisht mandatin e deputetes, reagon Ori Nebiaj: Do të jetëPranoi zyrtarisht mandatin e deputetes, reagon Ori Nebiaj: Do të jetë

Kujtojmë se ky mandat ka krijuar një ‘rokadë’, pasi Duma la mandatin për një projekt televiziv në Top Channel, ndërsa Nebiaj lë në mes emisionin ‘Përputhen’ në të njëjtin kanal, për të nisur karrierën politike.

Të fundit