Flash News

E-TJERA

Pranon kërkesën e SPAK-ut, Gjykata e Posaçme konfiskon 3.4 milionë eurot e “Toyota Yaris”

Pranon kërkesën e SPAK-ut, Gjykata e Posaçme konfiskon 3.4

Me kërkesë të SPAK-ut, Gjykata e Posaçme ka vendosur të konfiskojë shumën prej 3.4 milionë euro që u kap në portin e Durrësit në 24 qershor 2018 brenda në një makinë që vinte nga Belgjika. Këto para tashmë do t'i kalojnë shtetit.

SPAK dyshon se 3.4 milionë eurot kanë burim të paligjshëm. Në lidhje me këtë ngjarje u dënua disa ditë më parë Elvis Vladi. Gjykata e Tiranës preanoi kërkesën për gjykim të shkurtuar dhe e dënoi me vetëm 1 vit burg për mosdeklarim të hollash.

Mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehura në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit. Makinat u gjetën në një karoatrec të tragetit që vinte nga Bari në Durrës. Itenerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-Itali-Shqipëri.

Të fundit