Flash News

E-TJERA

Prapaskenat/ Mbeti i plagosur në Rinas: Si u rekrutua ‘Sheqeri’ pa procedura në AMP

Prapaskenat/ Mbeti i plagosur në Rinas: Si u rekrutua ‘Sheqeri’

Muçi Shaljani, i njohur si “Sheqeri”, mbeti i plagosur në atentatin e mirëorganizuar ndaj Gilmando Danit, ish-bos krimi dhe krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala përmes një postimi në Facebook, ka treguar prapaskenat e rekrutimit të “Sheqerit” në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Lala shkruan se Mucci u rekrutua si agjent pranë Agjencisë së Mbiqkqyrjes Policore (AMP) në muajin shtator, pa asnjë procedurë formale. Kontrata e tij ishte e përkohshme dhe përfundonte në fund të këtij muaji.

Rekrutimi i tij u bë në një periudhë kur AMP-ja ishte në tranzicion drejtuesish: kryeministri shkarkoi Florian Sulejmanin dhe drejtimin e strukturës e mori zv.drejtori Artjol Saliasi.

Pavarësisht mungesës së procedurave standarde, Shaljani mundi të siguronte edhe certifikatën e sigurisë. Drejtuesi aktual i AMP-së, Eduart Merkaj, ka nisur një verifikim të të gjithë punonjësve, përfshirë Shaljanin, në një përpjekje për të pastruar agjencinë nga eksponentë të dyshuar si të lidhur me krimin ose të përfshirë në korrupsion.

POSTIMI:

Muçi Shaljani alias Sheqeri, me detyrë agjent pranë Agjencisë së Mbiqkqyrjes Policore, institucion që ka detyrë të hetojë përfshirjen në krim apo korrupsion, mbeti i plagosur në atentatin mafioz që u shënua mesditën e së martës te rrethrrotullimi i Aeroportit të Rinasit.

Ai ndodhej në shoqërinë e Gilmando Danit, një ish bos krimi, i besuar i Emiljano Shullazit, që mbeti viktimë në atentat.

Ngjarja është një më të organizuarat të ndodhura vitet e fundit, jo vetëm për shkak të shënjestrës Gilmando Dani, por edhe të vendit ku u zgjodh të ekzekutohej; pak metra nga dera e Aeroportit të vetëm në vend. 

Shaljani e Dani kishin udhëtuar nga Tirana drejt Barcelonës dhe në kthim po ashtu ndodheshin në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Shoqërimi i një agjenti të AMP-së me nje person me një profil të tillë kriminal si ai i Gilmando Danit, është një këmbanë alarmi.

Muci Shaljani alias Sheqeri u rekruktua pa asnjë procedurë si agjent me një kontratë të firmosur në muajin shtator. Në atë kohë nga AMP-ja, kryeministri kishte “shkarkuar” Florian Sulejmanin (dorëheqja e Sulejmanit ishte formale). Rama e fshiu me një të rënë të lapsit Sulejmanin pas një debati për largimin nga detyra të një punonjësi të AMP-së në Vlorë.

Drejtimin e struktures që është varësi direkte e Ministrit të Brendshëm, e mori zv.drejtori Artjol Saliasi.

Pa e paragjykuar mënyrën sesi Saliasi e drejtoi AMP-në si i komanduar, rezulton se Shaljani u rekrutua pa asnjë procedurë dhe kontrata do ti përfundonte në fund të këtij muaji. Madje, Shaljani mundi të siguronte dhe certefikatën e sigurisë (një nga institucionet e përfshirë për pajisjen me certifikatë sigurie është dhe AKSIK roli i të cilit duhet hetuar).

Per te shkuar me tej, Shaljani kalon filtrat ne nje kohe qe ne mes te Tiranes ka zaptuar edhe hapesirat publike me hotelin e tij, ama askush se sheh ta shembe.

Gjatë kohës që AMP drejtohej nga një emër i panjohur rezulton se janë rekrutuar me kontrata të përkohshme edhe agjentë të tjerë (një dreq e di se cfarë përfaqësjnë). Eduart Merkaj, një zyrtar karriere ne polici, u emërua në krye të AMP-së dhe i njohur me problemet brenda strukturës kërkoi jo më larg se dy ditë më parë verifikimin e të gjithë punonjësve.

Mes tyre dhe të Muci Shaljanit. Një procedurë, që në fakt do të duhet të kishte ndodhur kohë më parë, por me cduket askush se ka patur prioritet pastrimin e Agjencisë nga agjentët e lidhur me krimin apo të korruptuar.

Është ende herët për të vlerësuar se cdo të ndodhë me procedurën e celur nga Merkaj për verefikimin e punonjësve të AMP-së, por edhe në nderin e tij si një nga zyrtarët me jetëgjatë në polici, që të pastrojë Agjencinë nga eksponentët problematikë. Sepse nëse AMP nuk pastrohet, ska sesi as të pastrohen radhët e Policisë së Shtetit nga oficerë të lidhur me krimin apo të përfshirë në korrupsion.

Të fundit