Flash News

E-TJERA

Preç Zogaj: PD nuk mund të shkojë në fitore, pa zgjidhur dualizmin

Preç Zogaj: PD nuk mund të shkojë në fitore, pa zgjidhur

Partia Demokratike ka organizuar një takime rastin e 30 vjetorit të Ditës së Rinisë. I ftuar në takim është edhe analisti dhe një ndër themeluesit e PD-së, Preç Zogaj.

Në fjalën e tij, teksa u rikthye pas në kujtimet e Dhjetorit ’90, Zogaj i kushtoi vëmendje edhe situatës p;politike në Shqipëri, e sidomos në Partinë Demokratike.

Analisti e cilëso fazën të cilën po kalon PD-ja një krizë, teksa theksoi se partia nuk mund të shkojë në fitore pa zgjidhur dualizmin.

“Unë kam jetuar shumë 8 dhjetorë, por nuk janë festuar në këtë format si kësaj radhe. Të gjithë e dimë se jemi në një zhvillim të panjohur të Shqipërisë dhe të PD. Jemi para disa rrethanave që nuk kanë ndodhur ndonjëherë. PD është përfshirë në një krizë, në një turbullirë, dhe jemi të shqetësuar të gjithë për këtë gjë. Jemi të shqetësuar për njëri-tjetrin, për ata që nuk janë këtu, për bashkimin e PD, për ata që na shajnë, që nuk mendojnë si ne. Jemi të shqetësuar vërtet. Unë jam pranë PD, kam shprehur shqetësim për dy gjëra, së pari PD nuk mund të shkojë në fitore, duke mos zgjidhur problemin e dualizmit në drejtimin e saj. Nuk ka parti të djathtë që s’dihet kush është kryetari, nuk mund të ndodhë. As kryetari që s’bëhet kryetar dhe as ish-kryetari që nuk ikën nga kryetar, nuk ka. Dualizmi nuk çon në fitore dhe po t’i kesh të tëra letrat në rregull”, deklaroi Preç Zogaj.

Të fundit