Flash News

E-TJERA

Prej 1 muaji lëngonte në shtrat, por spitali e hodhi te koshat e plehrave; ndërron jetë 40-vjeçari nga Shkodra

Prej 1 muaji lëngonte në shtrat, por spitali e hodhi te koshat e
Në foto: Viktima, Arben Hoti

Ndërron jetë Arben Hoti! Disa ditë më parë rasti i tij u denoncua në media, ku i riu pretendonte se mjekët dhe infermierët në spitalin e Shkodrës kishin refuzuar që t’i jepnin shërbimin mjekësor.

Po ashtu, 40-vjeçari pretendonte se bluzat e bardha e kishin nxjerrë me forcë nga Urgjenca duke e hedhur pranë koshit të mbeturinave.

Shqetësimi i Arbenit u adresua edhe tek drejtori i Spitalit të Shkodrës, Ardjan Dajtit.

Ditën e sotme nga familjarët është bërë e ditur se Arben Hoti ka ndërruar jetë për shkak të sëmundjes që vuante. Arbeni prej më shumë se 1 muaji i kishin filluar shqetësimet.

Shpesh nga familjarët por edhe nga banorët e zonës është transportuar me urgjencë për në Spital, por aty nuk e ka marrë mjekimin e nevojshëm, çka ka sjellë edhe vdekjen e tij.

 

Të fundit