Flash News

E-TJERA

Prej 10 ditësh pa ujë, banorët e Nartës protestojnë para bashkisë së Vlorës

Prej 10 ditësh pa ujë, banorët e Nartës protestojnë

Si të mos mjaftonin temperaturat e larta banorët e fshatit Nartë në Vlorë, janë te detyruar të vuajnë edhe për ujin e pijshëm.

Prej më shumë se 10 ditësh tashmë pa ujë banorët mëngjesin e sotëm kanë protestuar përpara bashkisë Vlorë.

Ata kanë paralajmëruar se nëse situata mbetet problematike ndërsa nëse nuk marrin zgjidhje do të drejtohen në Tiranë.

Sipas tyre mungesa e ujit të pijshëm ka bërë që në fshat te mos kthehen as familjarët që jetojnë jashtë vendit.                                                 

Të fundit