Flash News

E-TJERA

Prej 13 ditësh i zhdukur/ Telefoni i Davide Pecorelli-t bie ende, por askush nuk përgjigjet!

Prej 13 ditësh i zhdukur/ Telefoni i Davide Pecorelli-t bie ende, por

Mediat italiane kanë publikuar detaje të rëndësishme për hetimet në lidhje me  zhdukjen e biznesmenit italian Davide Pecorelli, në zonën e Pukës, në veri të vendit tonë. 

 “Umbria journal” shkruan se telefoni i Pecorellit bie ende, por askush nuk përgjigjet.  “Prova” është bërë nga një punonjësja e tij, e cila pa ditur gjë për zhdukjen e tij e kishte telefonuar, por askush nuk i ishte përgjigjur.

Ndërkohë që sipas Prokurorisë së Peruxhias, hera e fundit që italiani përdori rrjetin social të “Ëhatsapp” ishte 6 janari, në orën 16:12, kohë kur edhe dyshohet se ka ndërroi jetë. Ish-gruaja e tij deklaroi se edhe pse në Shqipëri kishte qënë gjithmonë në kontakt me Daviden, pasi bisedonin për 3 fëmijët e tyre. 

Ndërkohë që edhe në makinën tip “Skoda”, është gjetur një telefon por nuk dihet se kujt i përket. Pista kryesore e dyshimit është ajo e prishjes së pazareve. Mbetet për t’u parë nëse eshtrat që janë gjetur në mjetin tip “Skoda” i përkasin 45-vjeçarit

Të fundit