Flash News

E-TJERA

Prej 30 vitesh pa ujë dhe pa rrugë, banorët e fshatit në Fier: Qeveria na ka harruar

Prej 30 vitesh pa ujë dhe pa rrugë, banorët e fshatit në

Mungesat e qeverisë në përmbushjen e nevojave të banorëve të vendit janë të shumta pa dyshim. Rrugët copë-copë dhe mungesa e ujit janë dy nga problemet kryesore që shumë fshatra të Shqipërisë hasin.

Banorët e një fshati në Fier pohojnë të indinjuar se fshati i tyre nuk ka pasur kurrë rrjet ujësjellësi.

Ata shprehen se një pjesë e banorëve kanë hapur puse me shpenzime deri në 7000 euro, për të plotësuar nevojat me ujë në përditshmërinë e tyre.

Jemi rreth 300 familje që nuk kemi ujë, edhe kur kemi ujë e kemi sepse kemi hapur puset tona deri në 150 metra. Dora e shtetit nuk është parë fare këtu, sidomos këto 10 vitet e fundit nuk është parë fare. At që nuk kanë puse i japin me, edhe me lekë edhe pa lekë.

 Kemi ngritur zërin por nuk na kanë dëgjuar, tani që janë zgjedhjet kanë filluar zgjedhjet kanë ardhur. Ishte para disa ditësh Balla, bëri premtime sa për të marrë votat dhe iku. E ndjejmë veten e braktisur, çështja e rrugës është edhe më keq pasi mungon infrastruktura”, tha një prej banorëve për Fax News.

Sipas tyre kjo jetesë si në mesjetë ka bërë që prej vitesh tashmë, të rinjtë e larguar në emigracion të mos kthehen në Gjinoqarë as për pushime, e ndërsa rikthimin nuk e mendojnë.

Të lodhur nga ankesat e vazhdueshme ndër vite, dhe premtimet boshe , banorët apelojnë njëzëri për vëmendjen e institucioneve, pasi edhe burimet më të afërta në zonë po shterojnë.

Të fundit