Flash News

E-TJERA

Prej 6 ditësh në koma, avokati Sokol Mëngjesi do dërgohet për ndihmë mjekësore në Athinë

Prej 6 ditësh në koma,  avokati Sokol Mëngjesi do dërgohet

Avokati i kreut të PD, Sokol Mëngjesi, i cili vijon të jetë në gjendje kome prej 29 majit, do të transportohet në Athinë për ndihmë mjekësore me kërkesë të familjarëve. 

Burime nga Spitali i Traumës kanë bërë të ditur se gjatë mëngjesit të sotëm mjekët i kanë bërë një skaner, ku kanë vënë re një ulje të vogël të edemës së krijuar pas sulmit. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 29 majit, ku pasi avokati ka lënë djalin e tij në kopësht, teksa po rrinte në këmbë jashtë rrethimit të institucionit është goditur me grusht nga një person dhe më pas është rrëzuar në tokë.

Pas rënies koka i ka rënë në trotuar, ndërsa dy persona të tjerë kanë nisur ta godasin me shkelma.

Si pasojë e goditjeve ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje. Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. 

Autorët e sulmit u identifikuan si Dorian Alia, 32 vjeç (i arrestuar pas vetëdorëzimit); Drivald Alia, 21 vjeç (në kërkim); Elton Kasaj (në kërkim), 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç (në kërkim), të gjithë banues në Tiranë. Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e tyre. 

Gjykata ka vendosur që Dritan Nano, i dyshuar si organizuesi i sulmit dhe dhëndri i tij Dorian Aliaj, një nga autorët të hetohen në burg. 

Sakaq, Partia Demokratike e ka cilësuar ngjarjen si sulm politik i urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.

Të fundit