Flash News

E-TJERA

Prej ditësh i infektuar, humb betejën me Covid-19 drejtori i Zyrës Arsimore në Gramsh

Prej ditësh i infektuar, humb betejën me Covid-19 drejtori i

Ka humbur jetëm si pasojë Covid-19 drejtori i Zyrës Arsimore në Gramsh. Xhevit Dyrmishi ishte mësues në një shkollë në Gramsh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor ai humbi jetën.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur faqja e Njësisë Vendore  në Gramsh ku shkruan ndër të tjera se karriera e tij la gjurmë në sistemin arsimor.

 “Të hidhëruar për lajmin e ndarjes nga jeta të mësuesit Xhevit Dermyshi. Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm Covid-19. Por karriera e tij e gjatë la gjurmë në sistemin arsimor. Kontributi profesional dhe shoqëror i mësues Xhevitit do të mbetet i vlerësuar ndër breza.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh i dërgon ngushëllime të sinqerta bashkëshortes, familjarëve ,kolegëve dhe miqve të shumtë! U prehtë në paqe”, mbyllet njoftimi.

Prej ditësh i infektuar, humb betejën me Covid-19 drejtori i

Të fundit