Flash News

E-TJERA

Prej ditësh i shtruar në Sanatorium, kompozitori Limos Dizdari del nga intubimi

Prej ditësh i shtruar në Sanatorium, kompozitori Limos Dizdari del nga

Artisti dhe kompozitori i njohur, Limos Dizdari, ka dalë nga gjendja e intubimit, teksa prej ditësh ndodhej i shtruar në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Socialie, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi të shpërndarë në Facebook.

Mjekët spitali, kanë treguar se Dizdari i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale delikate pasi kompozitori vuante nga një formë e rëndë pulmonare.

“Është bërë një punë fantastike. 4 stenda i vendosën. Dy javë i intubuar dhe gjitha asistimet janë bërë në kushtet e një pacienti të intubuar gjatë gjithë kohës, me hemodinamikë, i janë vendosur 4 stendat. Pasi problematikat ishin jo vetëm pulmonare, goxha të rënda, me një pneumoni të rëndë por edhe me një insuficiencë kardiake. Ja hapëm si arterie, i vendosëm 4 stenda dhe për fat për dy ditë reagoi mirë”, shpjeguan mjekët.

 

Të fundit