Flash News

E-TJERA

Prej ditësh në intubim, Covid-19 i merr jetën fizioterapistit të Kombëtares shqiptare

Prej ditësh në intubim, Covid-19 i merr jetën fizioterapistit
Ylli Mihali

Covid-19 i ka marrë jetën fizioterapistit të Kombëtares shqiptare, Ylli Mihalit.

Prej disa ditësh, ai ndodhej në intubim në spitalin Infektiv, por nuk ka mundur ta fitojë betejën me koronavirusin.

Mihali u nda nga jeta në moshën 55-vjeçare. Ai shërbeu shërbeu për 27 vite pranë ekipit kombëtar, klubit të Tiranës dhe çdo sportisti që kishte nevojë.

Disa ditë më parë ditë më parë, ekipi i Kombëtares  i kushtoi një fanellë një Ylli Mihalit, ku shkruhej: Forca Ylli, mos u dorëzo!

Prej ditësh në intubim, Covid-19 i merr jetën fizioterapistit

Për ndarjen nga jeta të Mihalit, ka reaguar kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. Duke e cilësuar një moment të vështirë për futbollin shqiptar, ai vë theksin te virtytet e Mihalit.

"Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ҫdo hap dhe moment të jetës së tij.

Humori, dashuria për njerzit, dhembshuria e Yllit do të na mungojnë. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe", shkruan Duka në rrjete sociale.

Të fundit