Flash News

E-TJERA

Prej javësh e shtruar në QSUT, shqiptarët mbledhin mbi 200 mijë euro për trajtimin e Dajana Kalos

Prej javësh e shtruar në QSUT, shqiptarët mbledhin mbi 200

Një valë solidariteti ka përfshirë Shqipërinë për të mbështetur modelen dhe influenceren e njohur, Dajana Kalo, e cila po përballet me një sfidë të madhe shëndetësore.

Dajana ndodhet prej 29 dhjetorit e shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas një hemorragjie cerebrale të shkaktuar nga një Malformacion Arteriovenoz (AVM), një gjendje serioze që ndikon në enët e gjakut të trurit dhe mund të jetë kërcënuese për jetën. Pas incidentit, 25-vjeçarja nuk mund të ecë dhe ka humbur funksionin e anës së djathtë të trupit.

Situata e rënduar ka detyruar motrën e saj, Bora Kalo, të lërë punën për t’u kujdesur për të 24 orë në ditë, ndërsa familja përballet me shpenzime të konsiderueshme mjekësore.

Apeli për ndihmë i shpërndarë në rrjetet sociale u përkrah edhe nga personalitete publike dhe media, duke bërë që mesazhi të arrijë tek mijëra qytetarë. Përgjigjja e shqiptarëve ka qenë e jashtëzakonshme: më shumë se 200 mijë euro janë mbledhur brenda pak orësh për të mbështetur trajtimin dhe procesin e rikuperimit të Dajanës.

Të fundit