Flash News

E-TJERA

Prej kohësh nën hetim nga SPAK/ Del fotoja e biznesmit të vrarë në mëngjes, detaje të reja

Prej kohësh nën hetim nga SPAK/ Del fotoja e biznesmit të

Ky është Behar Sofia, 66-vjeçari  që u ekzekutua me armë mëngjesin e sotëm pranë Piramidës në Tiranë.

Sofia u gjet i shtrirë në trotuar i plagosur, ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.

Një detaj i ri nga ngjarja është fakti se para vrasjes viktima ishte duke pirë një kafe në lokal. Në momentin që u ngrit nga tavolina dhe doli jashtë lokalit ai u qëllua me dy plumba dhe ra përtokë i plagosur.

Por nuk përjashtohet për hetuesit mundësia që pasi doli nga lokali ai të jetë futur në një makinë ku është qëlluar dhe më pas është hedhur i plagosur në rrugë.

 Behar Seferi, ka qenë i përfshirë disa vite më parë në trafikun e heroinës mes Turqisë dhe Shqipërisë, ku edhe u prangos si pjesë e këtij grupi.  Seferi (Sofia), kishte nën posedim 4 emra, të cilët i ka përdorur që prej vitit 1998. 

Viktima ishte prej kohësh nën hetim nga SPAK, për trafik heroine dhe pastrim parash.

Të fundit