Flash News

E-TJERA

Prej një muaji, Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej një muaji, Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Segmenti Kukës–Tuneli i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, është përfshirë prej një muaji nga mjegulla e dandur dhe lagështia e shtuar në trase.

Kushtet atmosferike kanë qenë pothuajse të pandryshuara gjatë kësaj periudhe, duke krijuar vështirësi në shikueshmëri dhe duke kërkuar kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.

Autoritetet iu kanë bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të përdorin dritat e mjegullës për të udhëtuar me siguri.

Të fundit