Flash News

E-TJERA

Prej pesë ditësh Durrësi nën pushtetin e plehrave/ Shëndeti i qytetarëve në rrezik, dëmtohet imazhi

Prej pesë ditësh Durrësi nën pushtetin e plehrave/
Foto ilustruese

Prej pesë ditësh plehrat "kanë pushtuar" qytetin e Durrësit. Plehrat po dekompozohen në trotuare, pasi kazanët nuk janë pastruar prej disa ditësh.

Qytetarët e Durrësit kanë shprehur shqetësimin se rrezikohen të përhapen sëmundjet infektive, ndërsa aroma e keqe është përhapur thuajse në të gjithë qytetin.

Panorama e trotuareve plot mbeturina vjen në nisjen e sezonit turistik. Kjo padyshim ndikon negativisht në dëmtimin e imazhit si te turistët vendas edhe te të huajt. Më problematike situata paraqitet në zonat periferike të qytetit.

Të fundit