Flash News

E-TJERA

Prej vitesh u fsheh në Angli, Apeli dënon me 21 vite burg Hektor Mahmutaj

Prej vitesh u fsheh në Angli, Apeli dënon me 21 vite burg Hektor

Gjykata e Apelit ka dënuar këtë të enjte me 21 vite burg Hektor Mahmutaj për vrasjen e një fermeri në Fier në vitin 1997.

Mahmutaj u ekstradua nga Anglia më 1 shtator 2020, ku kishte shkuar i fshehur në një kamion dhe përdorte 13 identitete të ndryshme.

Në korrik të vitit 1997 Mahmutaj qëlloi vrau Gentjan Jahaj, në vendin e quajtur “Kurrizi i Sinanit”,  ku bëhet bashkimi i rrugës nacionale me rrugën e fshatit Kutë, të Fierit.

Më 14 prill 2000 Gjykata e Fierit e dënoi  me 25 vite burg në mungesë për akuzën e vrasjes “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake

Dhjetë vite më pas i dënuari paraqiti kërkesë për rishikim të këtij vendimi dhe më datë 23 tetor 2020, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier vendosi pranimin e kërkesës  dhe dërgoi çështjen për rigjykim me një tjetër trup gjykues pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier.

Më 11 mars 2022 Gjykata e Fierit e shpalli fajtor dhe e dënoi me 25  vjet burgim, në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së zakonshme.

47 vjeçari ankimoi vendimin në apel duke kërkuar që të shpallet i pafajshëm.

Më 14 qershor 2023, Gjykata e Apelit e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar Genti Dokollari  dhe anëtar  Iliba Bezati dhe Fuat Vjerdha, vendosi: lënien në fuqi të vendimit dhe e dënon përfundimisht me 21 vite burg.

Të fundit