Flash News

E-TJERA

“Preka vdekjen”, drejtoresha e ISHSH flet për infketimin me Covid-19: Është infeksion i pabesë

“Preka vdekjen”,  drejtoresha e ISHSH flet për infketimin me

Drejtoresha e ISHSH-së, Vjollca Braho u përlot teksa ka folur për betejën e saj me Covid 19, ku ka rrëfyer publikisht se kishte prekur vdekjen dhe kishte luftuar 3 javë me këtë virus.

Ajo apeloi që të gjithë qytetarët të zbatojnë masat, pasi infeksioni është i rëndë dhe i pabesë.

“I falenderoj të gjithë sidomos mjekët e ‘Shefqet Ndroqit’. Ata janë heronjtë e vërtetë. Unë jam një dëshmi e gjallë se në 3 javë në reminacion unë preka vdekjen. Oksigjeni në gjak shkoi në 40%. Dua t’ju them skeptikëve që më pyesin a ishte vërtet kaq i rëndë Covid, po dua t’ju them. Ne të gjithë sebashku duhet të luftojmë për veten e shoqërinë, të mbajmë maskën e të kujdesemi. Është infeksion i pabesë.

Sot je mirë, nesër e sheh vetën në spital. Ne duhet të luftojmë, është me fat ai që nuk ka sëmundje shoqëruese, një nga ato isha edhe unë ndaj jam akoma në mesin tuaj. Jam rikthyer edhe më e fortë në krye të Inspektoriatit të Punës dhe do jemi në krah të kryeministrit e ministres në këtë betejë”,- tha Braho.

Të fundit