Flash News

E-TJERA

Preku aksidentalisht kasetën e energjisë elektrike, lëndohet 11-vjeçari në Tiranë

Preku aksidentalisht kasetën e energjisë elektrike, lëndohet

Një 11-vjeçar në Tiranë është lënduar pasi ka rënë në kontakt aksidentalisht me një kasetë që furnizon me energji elektrike.

Sipas policisë, 11-vjeçari ndodhet aktualisht në Spitalin e Pediatrisë ku po merr trajtim mjekësor.

"Më datë 17.07.2023, rreth orës 18:55, në rrugën “Irfan Tomini”, në afërsi të Qendrës Shëndetësore Nr. 8, një i mitur 11 vjeç, duke luajtur, aksidentalisht ka prekur kasetën që furnizon me energji elektrike pallatin, dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Si pasojë 11-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Pediatrisë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njfton policia.

Të fundit