Flash News

E-TJERA

Premçi: Për të shpëtuar kokën, Dumani mund të nxisë hakmarrje mes grupeve kriminale

Premçi: Për të shpëtuar kokën, Dumani mund të

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Premçi, deklaroi se jo të gjitha dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, janë të vërteta.

Për Euronews Albania, Premçi u shpreh se deklaratat e Dumanit mund të nxisin hakmarrje mes grupeve kriminale, duke përmendur këtu rastin e zhdukjes së Ervis Martinajt. Sipas Premçit, për të mbrojtur kokën e tij Dumani mund të përdorë grupet e tjera kriminale.

“Autoriteti i Mbikëqyrës policore nuk mund të themi që është më i pastër, në rastin e Potamit e mbrojtën oficerit.  Dëshmitë e Dumanit jo të gjitha duhet konsideruar të vërteta. Dumani jo në të gjitha dëshmitë mund të ketë të drejtë. Dumani do të mbrojë edhe kokën e vetë. Dumani mund të implikojë një grup kriminal që është i rrezikshëm për Dumanin dhe mbron një grup tjetër. Nxitja e hasmërisë dhe grupeve kriminel mes Vis Martinit dhe kundërshtarëve të tij nuk duhet të vinë një rezultat një dëshmie”, u shpreh Premçi.

 

Të fundit