Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Është ajo pjesë e ciklit politik në të cilën, premtimet e palëve politike, në qeveri apo në opozitë, shpërthejnë në një nivel të paimagjinueshëm. Shqiptarët kanë dëgjuar rregullisht të tilla përgjatë dekadave të fundit.
Në vitin 1991, një politikan i Partisë Demokratike deklaroi në Tiranë se Shtetet e Bashkuara kanë premtuar një “Çek të bardhë” për Shqipërinë, në rast se shqiptarët mbështesnin Partinë Demokratike, në atë kohë e sapothemeluar dhe e përbërë në përgjithësi nga ish-komunistë ende të pakthyer në anti-komunistë. Togfjalëshi, i cili linte vend për fantazi, nënkuptonte që Shtetet e Bashkuara do të jepnin dorë të lirë për qeverinë pasardhëse për të kërkuar çfarëdolloj shume që nevojitej për të shpëtuar shqiptarët nga dekadat e varfërisë ekstreme dhe, në këtë kohë, më shumë se një dekadë mungese akute në treg të mishit, bulmetit e vezëve, mungesa të shkaktuara nga politika fantazmagorike e tufëzimit, dmth., sekuestrimit nga fshatarët pa pagesë të bagëtisë, përfshirë të trashat, të imtat apo pulat.
Premtimi ishte në një farë mënyre një gënjeshtër e lindur nga dëshpërimi. Diktatura komuniste lejoi krijimin e partive të tjera në dhjetor të vitit 1990, zgjedhjet e para u mbajtën në 31 mars të vitit 1991. Nuk kishte kurrfarë kohe, përveç të tjerave, që një parti opozitare të mund të përçonte mesazhin e saj dhe të fitonte zgjedhjet, në një popullsi të tromaksur nga 45 vjet jetesë nën një regjim dhune, terrori dhe propagande sloganesh pseudofetare që mund të kuptohet vetëm duke lexuar kapitullin e fundit të Fermës së Kafshëve.
Premtimi gjithashtu nuk duket se solli ndonjë efekt elektoral. Partia e Punës fitoi dy të tretat e parlamentit, ndërsa fitorja elektorale nuk i shërbeu dot për të qeverisur dhe menjëherë pas zgjedhjeve, krijoi një seri qeverish me bazë të gjerë, duke përfshirë përfaqësues të opozitës, para se të pranonte zgjedhjet e parakohshme më pak se një vit më vonë, ditën kur dorëzoi pushtetin te Partia Demokratike.
Kjo ishte hera e parë, por jo e fundit, kur shqiptarët dëgjuan premtime krejtësisht të pabesueshme, të cilat, gjithsesi, politikanët i shohin me leverdi që t’i bëjnë.
Ja një tjetër: Në vitin 1997, Fatos Nano iu përgjigj vuajtjeve të pjesës dërrmuese të popullsisë, e cila bashkërisht kishte humbur një shumë të vlerësuar prej 600 milionë dollarësh në skema financiare mashtruese, shumë që, nëse konvertohet në raport me gjendjen e ekonomisë shqiptare sot është e barazvlefshme me 5 miliardë dollarë, duke premtuar thjesht dhe thatë: unë do t’ju kthej paratë.
Premtimi në fjalë u tha në një fjalim të mbajtur në Vlorë, qyteti më i torturuar nga humbjet në skemat piramidale dhe trazirat civile që shkaktuan rreth 1800 vdekje të dhunshme. Një proces qesharak pasoi me qëllim të deklaruar hetimin dhe konfiskimin e çfarë mund të gjendej nga paratë dhe asetet e skemave financiare mashtruese. Një pjesë e qindarkave nga mali me para të humbura, të rekuperuara nga skemat piramidale, vijojnë të mbahen në llogaritë e shtetit pa iu kthyer viktimave apo trashëgimtarëve të viktimave të skemave piramirale edhe në vitin 2025.
Në zgjedhjet që pasuan, premtimet po kaq fatalisht të parealizueshme u përsëritën rregullisht. Efekti i tyre elektoral është i panjohur dhe i pamatur, por, nëse me të vërtetë një pjesë, sado e vogël e popullsisë, vendos se kujt do t’ia japë votën në bazë të këtyre premtimeve, gjasat janë që duhet të shqetësohemi seriozisht për nivelin e pabesueshëm të analfabetizmit politik dhe ekonomik tëelektoratit.
Në vitin 2005, Partia Demokratike u bë gati të marrë pushtetin me një platformë kundër korrupsionit. Perceptimi i gjerë publik në atë kohë dukej se ishte që kreu i opozitës, Sali Berisha, mund të kishte probleme, por gjithsesi, ishte i ndershëm. Ndërsa kundërshtarët e tij politikë kishin dëshmuar në qeverisjen e tyre tetëvjeçare një oreks të pamëshirshëm për para dhe luks, udhëtime jashtë shtetit, makina të reja.
Krahas mesazhit të luftës kundër korrupsionit, imazhi i opozitës u riorganizua si një forcë ekspertësh, me një strukturë që u prezantua me titullin “Komiteti i Orientimit të Politikave” [KOP], një numër të rinjsh dhe të rejash që u prezantuan si njerëz me ekspertizë nga fusha të ndryshme, nga ekonomia te mjedisi, të cilët, do të duhej të ishin mendja pas reformave të propozuara nga partia dhe qeveria e ardhshme.
Dukej sikur kjo formulë ishte e mjaftueshme për të bindur shqiptarët se nga mund t’ia mbanin dhe rezultati i zgjedhjeve ishte i tillë që nuk linte hapësirë për dyshime. Ndërsa socialistët garuan në përgjithësi me fantazmën e Berishës së tmerrshëm që shkaktoi tragjedinë e vitit 1997, apo me thasë me miell, të cilat u bënë pamja më e zakonshme e kandidatëve për deputetë që vinin, si edhe sot, nga ofiqet lukrative të administratës publike, tatime e dogana, ky avantazh i dukshëm nuk e shtyu Berishën të vetëpërmbahet nga premtimet bombastike të llojit të lugës së floririt. Mes premtimeve, ulja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga 20 në 15%, shkallë tatimore 6% për energjinë elektrike, shkallë tatimore zero për disa mallra të caktuara. U premtua më tej dyfishimi i pensioneve. Nëse dikush shprehte dyshime për logjikën ekonomike të gjësë dhe pyeste se ku do të gjenden paratë, përgjigjja që merrte ishte e thjeshtë dhe çarmatosëse: do i gjejmë nga paratë që na kanë vjedhur këta.
Në vitin 2013 ishte radha e Ramës për premtime të tilla. Përveç të tjerave, si reduktimi i TVSH-së për energjinë elektrike me dy të tretat, hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës për katër vjet, mes të cilave, përkundër çdo logjike ekonomike, 150 mijë do të hapeshin në bujqësi, Rama premtoi atë që e quajti “tatim të ndershëm”, një tatim fitimi 5% për biznesin e vogël. Kishte vetëm një problem, biznesi i vogël në atë kohë nuk paguante tatim fitimi. Biznesi i vogël, përfshirë profesionistët, paguanin një tatim të thjeshtuar mbi xhiron, në masën 2%.
Me pak fjalë, Rama premtoi heqjen e një takse që nuk ekzistonte. Në një reklamë elektorale, një aktore që supozohej se përfaqësonte një biznes të vogël, shfaqej duke u shprehur e lumtur me premtimin për uljen e tatimit mbi fitimin për biznesin e vogël. Fakti që një tatim i tillë nuk ekzistonte, nuk e ndaloi Partinë Demokratike që t’i përgjigjej me një reklamë tjetër, në të cilën, një aktore tjetër shfaqej duke deklaruar se tatimi i fitimit për të ishte ulur, dhe paratë e kursyera i kishte investuar për zgjerimin e biznesit.
Sa i përket të tjerave, shqiptarët, në vend të “uljes së TVSH-së me dy të tretat” për energjinë elektrike, morën një rritje çmimi të energjisë elektrike, ndërsa, në vend të 300 mijë vendeve të reja të punës, morën, një lloj qeverisjeje në të cilën, niveli i korrupsionit gërryu potencialin e rritjes ekonomike të vendit.
Sot Shqipëria është në pikën më të keqe të imagjinueshme sa i përket realitetit demografik. Sipas të dhënave të Censit 2023, aktualisht ka 488 mijë shqiptarë në moshën nga 0 deri në 18 vjeç, të cilët do të dalin në tregun e punës përgjatë tetëmbëdhjetë viteve të ardhshme. Ndërsa mes moshës 46 dhe 64 vjeç, pra popullsia që përgjatë tetëmbëdhjetë viteve të ardhshme do të dalë në pension, ka 653 mijë individë.
Ndërsa Rama premton pension minimal 200 euro, aritmetika e thjeshtë do të thotë që këta 488 mijë shqiptarë, në çastin që do të hyjnë në tregun e punës, për të paguar minimalisht 200 euro pension për 653 mijë pensionistët e ardhshëm, do të duhet të kenë një barrë fiskale 268 euro. Gjatë vitit 2024, i punësuari në Shqipëri kontribuoi në skemën e pensioneve mesatarisht në masën 156 euro vetëm për të mbuluar pensionet minimale, pa marrë parasysh që, terminologjia aritmetike sugjeron se duhet të ketë edhe diçka tjetër që quhet pension mesatar në lojë, të punësuarit do të duhet të paguajnë 70% më shumë sigurime shoqërore nga sa paguajnë aktualisht.
Situata nuk është më mirë në pesë vitet e ardhshme, periudhë gjatë së cilës, supozohet se mbulohet nga premtimi i Ramës dhe i Berishës për pensione të larta. Shqiptarët në moshën 60-64 vjeç janë 194 mijë vetë, ndërsa shqiptarët në moshën 14-18 vjeç janë 141 mijë. Secili prej të rinjve që do të hyjë në tregun e punës, do të duhet të paguajë 1.4 pensione. E nëse pensioni i këtyre do të jetë minimalisht 200 euro, secilit prej këtyre të rinjve do të duhet t’u kërkohen 280 euro çdo muaj, vetëm kontribut për sigurimet shoqërore.
Llogaritë aritmetike që nuk dalin duhet të jenë, në këtë diskutim, pjesa më e parëndësishme. Problemi më serioz duket se qëndron te fakti i mistershëm se si shqiptarët vijojnë të dëgjojnë nonsense të tilla dhe politikanët e tyre vijojnë t’i nxjerrin nga goja ato.
/ Gjergj Erebara / BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38