Flash News

E-TJERA

Premtimet me rritje pagash të Ramës para fushatës, Celibashi komenton nëse është shkelur Kodi Zgjedhor

Premtimet me rritje pagash të Ramës para fushatës, Celibashi

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi pati një komunikim me gazetarët, në prag të zgjedhejve lokale të 14 majit, ku partitë politike po përgatiten që të nisin fushatat e tyre.

Ai u pyet nëse kryeministri Edi Rama ka shkelur Kodin Zgjedhor me rritjen e pagave apo shpërblimin që do u japë pensionistëve. Celibashi u shpreh se ai do të duhet të vlerësoj përputhshmërinë e vendimarrjes së institucioneve në raport me kodin zgjedhor.

Pyetja: Rama lajmëroi rritjen e rrogave, shpërndau 5 mijë lekë për pensionistet, cili është qëndrimi juaj dhe institucionit tuaj në bazë të kodit zgjedhur që thotë se 4 muaj para zgjedhjeve ndalohen gjitha veprimtaritë në aspektin financiar?

Përgjigja e Celibashit: Gjithsecili mund të ketë komentet e tyre të këtyre akteve të qeverisë. Në cilësinë e komisionerit do të duhet të vlerësoj përputhshmëria e vendimmarrjes  institucioneve  në raport me kodin zgjedhur. Kemi vlerësuar se ato parashikimit ndaluese janë vetëm në rast të zgjedhjeve të Kuvendit të Shqipërisë. Unë e kam një opinion edhe për këtë rast, por nuk do të zgjidhte gjë dhe nuk do ndihmonte gjë”.

Të fundit