Flash News

E-TJERA

Premtoi se do t’i ndryshonte fatin, "fallxhorja" i merr rreth 12 mijë euro të resë

Premtoi se do t’i ndryshonte fatin, "fallxhorja" i merr rreth 12

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një 56-vjeçare pasi ka mashtruar një shtetase 35-vjeçe duke i marrë një shumë prej 12 mijë euro.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se gruaja me iniciale A.SH pretendonte se ishte fallxhore dhe i ka premtuar të resë se do ti ndryshonte fatin.

56-vjeçarja i ka marrë paratë së resë gjatë periudhës tetor-nëntor të vitit 2020 duke e mashtruar.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në  Komisariatin e Policisë Nr.2., proceduan në gjendje të lirë shtetasen A. Sh., 56 vjeçe, sepse gjatë periudhës gjatë periudhës tetor-nëntor të vitit 2020tetor-nëntor të vitit 2020, nëpërmjet mashtrimit (në rolin e fallxhores), i ka përvetësuar shumën 11 mijë e 700 euro, shtetases Z. H., 35 vjeçe. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit