Flash News

E-TJERA

Premtonin banesa sociale kundrejt parave, SPAK çon për gjykim 7 të pandehur

Premtonin banesa sociale kundrejt parave, SPAK çon për gjykim 7

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka çuar për gjykim 7 të pandehurit, Gëzim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi, Enxhi Çelaj, Gazmend Panxha dhe Sokol Sylaj.

Ata u arrestuan në nëntor të vitit 2024, pasi akuzohen se përmes një skeme mashtrimi duke u prezantuar si punonjës administrate, u premtonin qyetarërve kundrejt parave dhënien e banesave sociale në Durrës.

Gëzim Sylaj u shpall fajtor dhe u dënua gjithsej me 3 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 2 vite e 4 muaj burg, të cilin do ta vuajë në një burg të sigurisë së zakonshme.

Vasil Karasaliu, Viola Mema dhe Behare Luzi, u shpallën fajtorë dhe u dënuan me dënime nga 2 deri në 3 vite burg, por për shkak të uljes së dënimit me 1/3 sipas ligjit, dënimet përfundimtare variojnë nga 1 vit e 4 muaj deri në 2 vite burg.

Viola Mema dhe Behare Luzi përfituan gjithashtu nga bashkimi i dënimeve dhe u dënuan përfundimisht me 2 vite burg secila.

Enxhi Çelaj, e dënuar për dy episode të ndikimit të paligjshëm, u dënua përfundimisht me 1 vit e 10 muaj burg, por dënimi i saj u pezullua dhe ajo u vu në provë për një periudhë 3 vjet e 8 muaj, nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës Durrës.

Gazmend Panxha u dënua me 10 muaj burg, ndërsa Sokol Sylaj me 8 muaj burg (pas uljes me 1/3), të cilat gjithashtu u pezulluan me vendim gjykate, duke u vendosur në provë përkatësisht për 20 muaj.

Të fundit