All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Prençi akuza Begajt: E bënë president pronat e ushtrisë, ato do ta çojnë në burg

All - Paragraf - 1

Prençi akuza Begajt: E bënë president pronat e ushtrisë,

Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi, ka hedhur akuza të forta ndaj Presidentit Bajram Begaj dhe ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku, lidhur me menaxhimin e pronave të ushtrisë.

All - Paragraf - 3

Duke folur në MCN, Prençi pretendon se nxjerrja e bazës së Limionit nga plani i përhapjes është bërë me firmën e dy zyrtarëve të lartë, duke e cilësuar këtë veprim si të paligjshëm dhe me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare.

Sipas Prençit, “Begajn e bëri president prona e ushtrisë”, duke e akuzuar se ka firmosur pa hezitim kërkesat e Ministrisë së Mbrojtjes, pa dakordësimin e Kryeministrit dhe pa koordinim institucional.  

"Unë e kam thënë që Bajram Begajn e bëri president prona e ushtrisë. Ai si modeli i servilit, firmosi çfarë i kërkoi Ministrja e Mbrojtjes. Pronat e ushtrisë pa dakordësimin e kryeministrit dhe pa dakordinimi e presidentit për heqjen nga plani i përhapjes nuk mund të shkojnë te privati. Mënyra si është bërë, ka qenë shumë dashakeqëse në raport me pronat e ushtrisë. Ne nuk kemi mundësi të kontribuojmë në NATO.

Të vetmen formë që kemi për kontribut në NATO ishin këto objekte për t’u kthyer në baza për Shqipërinë dhe për NATO-n. Unë jam në dijeni që është përgatitur një material i rëndësishëm për presidentin në atë kohë dhe ai e ka kundërshtuar. Nuk ka hedhur firmën që këto ojekte të hiqeshin nga plani i përhapjes.

Prej andej i hoqi Begaj dhe Kollçaku brenda natës pas një vendimi qeverie. Jam i bindur se Begajn e bënë president pronat e ushtrisë dhe po ato prona do t’i çojnë në burg të dy", tha Prençi. 

 

Të fundit