Flash News

E-TJERA

Prençi: Lici dhe Bushati u vranë nga bandat që janë në lidhje me qeverinë

Prençi: Lici dhe Bushati u vranë nga bandat që janë

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi komentoi masakrën e ndodhur në Shkodër.

Prençi tha se Hamza Lici dhe Arlind Bushati u vranë nga shteti dhe bandat që janë në lidhje me qeverinë.

“Unë them që Hamza Licin dhe Arlind Bushatin i ka vrarë shteti. Ndërsa e nderuara Basha është fatkeqe e ndodhur në kohën e gabuar, në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar. Për 300 metra, makinat kanë gjurmuar njëra-tjetrën duke bërë 8-a, duke bllokuar njëra-tjetrën deri në momentin që kanë dalë në krah,” tha Prençi per Euronews Albania.

Ish-drejtuesi i policisë theksoi se policia e Shkodrës i është dhënë me koncesion grupeve kriminale në Shkodër.

Ai shtoi se Arlind Bushati u vra nga kundërshtarët pasi këta të fundit mësuan se ai po kërkonte me insistim nga policia që të hidhte dritë mbi një shpërthim tritoli që kishte ndodhur në biznesin e familjes së tij në vitin 2022.

Të fundit