Flash News

E-TJERA

Prençi: Saimir Tahiri u lirua të hënën, ishte vendim i paramenduar

Prençi: Saimir Tahiri u lirua të hënën, ishte vendim i

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ka deklaruar se ish-ministri Saimir Tahiri është liruar nga qelia ditën e hënë.

I ftuar në Euronews Albania, Prençi tha se lajmin për lirimin e Tahirit e ka marrë vesh para se të publikohej sot, teksa tha se vendimmarja e gjykatës nuk është juridike, për shkak se sipas tij është i paramenduar.

Sipas Prençit, vendimi i sotëm ndaj Tahirit tregon se nuk punon jurisprudence, por politika.

“Saimir Tahiri ka dalë që ditën e hënë. Unë e kam marrë vesh se Saimir Tahiri do të dalë nga burgu që ditën e hënë, ditën e djeshme e kanë publikuar portalet. Vendimarrja e gjykatës nuk është juridike. Sipas portaleve vendimi ka dalë që dje, sot është bërë seanca. Kjo do të thotë se gjyqtarët që kanë çështjen i kanë komunikuar të afërmve dhe avokatit që do të dalë që dje, çka do të thotë se është i paramenduar vendimi. Është e sigurt dhe e them me bindje që është publikuar në portale që ditën e djeshme.

Kjo do të thotë se këtu nuk punon jurispudenca, por politika. Vendimet merren më përpara dhe pastaj serviren në media. Nëse seanca u zhvillua sot, pse doli lajmi në portale dje? Kjo tregon se ku ka shkuar drejtësia shqiptare”, tha Prençi.

Të fundit