Flash News

E-TJERA

Prençi: Së shpejti në Tiranë do kalojnë në sekuestro disa godina të mëdha

Prençi: Së shpejti në Tiranë do kalojnë në

Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi paralajmëroi se së shpejti në Tiranë do të kalojnë në sekuestro disa godina të mëdha.
I ftuar në News 24, ai  tha se kryeministri Edi Rama me akuzat që po hedh ndaj SPAK po i trajton si plaçkë tregu.

“Shumë shpejt në Tiranë do kalojnë në sekuestro disa godina të mëdha që i përkasin krimit të organizuar dhe korrupsionit shtetërore të lidhur me botën e grupeve kriminale të pastrimit të parave në fushën e ndërtimit.

Presioni që po ushtron SPAK, disa prokurorë që kanë dosje të nxehta edhe te politika edhe te krimi i organizuar dhe trafikut të drogës, normalisht janë më të rrezikuar. Por kryeministri i hedh prokurorët si plaçkë tregu, grupet kriminale e marrin mesazhin, përse të mos hidhemi në sulm”, tha ai.

Më tej gjatë intervistës, theksoi se në raport me SPAK dhe sigurinë e prokurorëve situata është shumë e tensionuar.

Të fundit