Flash News

E-TJERA

Prençi zbardh detaje për protestën e 6 dhjetorit: Do jetë e qetë. Policia të shmangë provokimet

Prençi zbardh detaje për protestën e 6 dhjetorit: Do jetë

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ka folur për protestën e paralajmëruar të opozitës më datë 6 dhjetor, ditë në të cilin në Tiranë do të mbahet Samiti i BE-Ballkani Perëndimor.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se do të ketë një organizim perfekt dhe se do të jetë një protestë e qetë, ndërsa bëri thirrje drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit që të mos ketë provokime për protestuesit.

Do të ketë një organizim të përkryer në raport me menaxhimin e protestës. Askujt nuk do t’i interesojë që të ketë përplasje. Nëse do ketë provokime nga policia, unë si ish-drejtues i lartë i policisë i bëj një thirrje publike drejtuesve të policisë, që të mos provokojnë protestuesit.

Duhet të rinë të qetë personalitetet e larta që do vinë nga BE, ekstremistët më së shumti janë majtas. Unë jam i bindur që ajo do të jetë protesta më e qetë në Shqipëri”, u shpreh ai.

 

Të fundit