Flash News

E-TJERA

Presidenca: Asnjë institucion mos të kryejnë procedura për ndërtimin e teatrit të ri pa u shprehur me parë "Kushtetuesja"

Presidenca: Asnjë institucion mos të kryejnë procedura për

Gjykata Kushtetuese po zhvillon sot seancën e tretë për çështjen e Teatrit Kombëtar. Ajo vendosi dje që të shqyrtojë edhe vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për prishjen e godinës.

Përfaqësuesi ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj tha para trupës gjykuese se  procedurat administrative për ndërtimin e teatrit të ri nuk duhet të vazhdojnë, derisa "Kushtetuesja" të shprehet lidhur me këtë çështje.

Ai shtoi se bashkia dhe qeveria nuk i dëgjuan thirrjet e Presidentit Ilir Meta për të mos e prishur godinën, pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese.

“Me datë 9 maj, Presidenti bëri dy thirrje të ndërpritej çdo veprim ndaj godinës së teatrit. Më 12 maj, Rama deklaroi me forcë se godina do prishej. Ende Këshilli Bashkiak, nuk kishte marrë vendim. Më 14 maj, Meta depozitoi në këtë gjykatë kërkesën e dytë dhe e bëri thirrje të mos vendosej dorë mbi godinat e teatrit, derisa të shprehej Kushtetuesja.

Po atë ditë, Këshilli Bashkiak kishte vendosur shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar. Thirrjet nuk u dëgjuan. Por nuk u dëgjua as ajo e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Nuk mundet Bashkia apo institucionet të kryejnë procedura administrative për ndërtimin e Teatrit të ri, derisa të përfundojë ky gjykim kushtetues”, shtoi më tej Dervishaj.

Të fundit