Flash News

E-TJERA

Presidenca i përgjigjet Mustafa Nanos: Shqipëria peng i një njeriu të papërgjegjshëm, Meta e shpartallon Ramën po të dilte në zgjedhje

Presidenca i përgjigjet Mustafa Nanos: Shqipëria peng i një

 

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, ka reaguar duke iu përgjigjur analisti Mustafa Nano, i cili deklaroi se presidenti Meta do të donte të ishte si palë në zgjedhje ose do të donte të ishte me opozitën në këto zgjedhje.

Tedi Blushi shkruan në përgjigjen e tij për Nanon se Meta nuk do këtë gjë pasi ai do e shpartallonte Ramën nëse do të dilte në zgjedhje. Sipas Blushit, kreu i shtetit do që të respektohet Marrëveshja e 5 qershorit dhe që Shqipëria të mos mbetet peng i një njeriu të papërgjegjshëm.

Postimi i plotë:

Disa pyetje për analistin Nano: A kemi garë kur një palë vetëm për interesin e saj më të ngushtë politik shkel Marrëveshjen që ka nënshkruar vetë?

A i shërben kjo interesit publik e kombëtar?

Kush e kërkon defaktorizimin e Shqipërisë me kaq këmbëngulje?

Nëse mazhoranca nuk reflekton dhe nuk respekton 5 Qershorin, Shqipërisë i mbyllet çdo mundësi për çeljen e negociatave me BE, jo deri në 25 prill 2021, por deri në zgjedhjet e tjera pas 25 prillit.

Ju kujtojmë të gjithëve se këto negociata Mali i Zi i ka çelur që në vitin 2012 dhe Serbia që në vitin 2014.

Ju kujtojmë se ish-Kryeministri Berisha e nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit në 2006-ën, ndërsa këto dy vende vite më vonë.

Pse Shqipëria, ku 95% të qytetarëve janë proeuropianë, duhet të mbetet peng i një politikani të papërgjegjshëm, i cili qartësisht është vetë peng i qarqeve më antishqiptare?

Ky është shqetësimi i vërtetë i Presidentit Meta dhe jo të hyjë në garë me Ramën, se atë e shpartallon me një ekip paratërinjsh në çdo moment.

Ndaj bashkohuni dhe ju z.Nano me fushatën e Presidentit Meta për respektimin e Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit.

Vetëm kjo i shërben paqes sociale dhe interesit të të gjithë shqiptarëve.

Le të vendosë populli si në Maqedoninë e Veriut.

As kaq s'mund të bëjmë?

Me konsideratë!

 

Të fundit