Flash News

E-TJERA

Presidenca i përgjigjet Ramës: Kryeministri është frymëzuesi dhe autori i vetëm i sulmeve të ndyra dhe antikombëtare kundër ekipit të FK Tirana

Presidenca i përgjigjet Ramës: Kryeministri është

Presidenca ka reaguar, pasi kryeministri Edi Rama akuzoi Kreun e Shtetit Ilir Meta se "i ka bërë gol me kokë drejtësisë". Zëdhënësi Tedi Blushi akuzon kryeministrin se është autori i sulmeve ndaj ekipit të FK Tiranës dhe tifozëve të kësaj skuadre. Blushi mohon edhe akuzat ndaj fubollistit të Tiranës.

Postimi i plotë:

Nuk kishim asnjë dyshim!

Buburreci Trendi e pranoi më në fund se ai është frymëzuesi dhe autori i vetëm i sulmeve më të ndyra dhe antikombëtare kundër ekipit të FK Tirana, tifozëve të mrekullueshëm dhe komunitetit të nderuar autokton tironas, të cilësuar prej tij dhe portaleve të tij, si "terroristë".

Urrejtjen tënde për Tironën dhe ngjyrat bardhë e blu nuk ka për të ta amnistuar kush, bashkë me zullumet e tjera të tuat, për të cilat sigurisht do përgjigjesh një ditë.

Sa për pastërtinë e figurës së futbollistit të Tironës, pengu i mafies së inceneratorëve, i kapur tashmë në flagrancë, bën mirë të pyesë në institucionin e sigurisë kombëtare, që nëse na jep leje jemi gati ta publikojmë ne se çfarë thotë për "terroristin" bardhë e blu!

ORA E PËRBALLJES PO AFRON!

Sosi uji i gamiles tënde Mister 1 Prilli!

 

 

Të fundit