Flash News

E-TJERA

Presidencialet në SHBA/ "Njerëzit kanë frikë", Marc Crawford: Sondazhet nuk janë të sinqerta

Presidencialet në SHBA/ "Njerëzit kanë frikë",

Ish-Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Marc Crawford komentoi sondazhet për fituesin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Ai tha për "Arena" se njerëzit kanë pasur frikë t’u përgjigjen sinqerisht sondazheve, pasi mund të të vijnë në shtëpi për protestë.

"Unë e prisja që do të kishte një garë kaq të afërt. Republikanët e kanë mbajtur Senatin dhe besoj se demokratët do të mbajnë shtëpinë e përfaqësuesve.

Njerëzit kanë pasur frikë t’u përgjigjen sinqerisht sondazheve, pasi mund të të vijnë në shtëpi për protestë. Trumpi është një person shumë kontrovers. Ka shumë republikanë që janë kundër Trump për personalitetin e tij.

Kemi parë lëvizje demografike që mund të ketë ndikuar në rezultatet e disa shteteve", tha ai.

Të fundit