Flash News

E-TJERA

Skandali 'Gjici', presidenti dekreton datën e zgjedhjeve për kryetar Bashkie në Kukës

Skandali 'Gjici', presidenti dekreton datën e zgjedhjeve për

Presidenti i Republikës Bajram Begaj shpalli sot dekretin nr. 186 datë 11.08.2023 për “ Caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Kukës”.

Presidenti caktoi datën 24 shtator 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetar Bashkie në Bashkinë e Kukësit. 

Skandali 'Gjici', presidenti dekreton datën e zgjedhjeve për

Zgjedhjet e parakohshme në Kukës po zhvillohen për zëvendësimin e kryebashkiakut të shkarkuar të Kukësit, Safet Gjici.

Gjici u rizgjodh më 14 maj, por dha dorëheqjen më 16 qershor dhe po atë ditë u shkarkua nga Këshilli i Ministrave, pasi në internet qarkulloi një video e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrë dhe u arrestua pak ditë më vonë për “korrupsion pasiv”.

Të fundit