Flash News

E-TJERA

Presidenti Begaj viziton burgun e Spaçit: Mirënjohje për martirët e kësaj revolte

Presidenti Begaj viziton burgun e Spaçit: Mirënjohje për

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në burgun e Spaçit, në kuadër të 50-vjetorit të revoltës. Kreu i shtetit shprehu mirënjohje për martirët që u ngritën në këtë lëvizje antikomuniste dhe theksoi se sakrifica e tyre dëshmon se lufta për liri është e përhershme.

Begaj ishte i pranishëm edhe në aktivitetet e organizuara nga Dioqeza Rrëshen dhe bashkia Mirditë, me fokus ruajtjen  e kujtesës historike.

"Duhet të mos e harrojmë të shkuarën që të mos përsërisim të njëjtat gabime në të ardhmen! Sot kujtojmë 50 vite nga Revolta e Spaçit, vendi ku diktatura komuniste shtypi të gjithë njerëzit e lirë, të cilët u vetëmohuan për të mbrojtur vlerat që shoqëria jonë gëzon sot.", shkruan Begaj.

Të fundit