Flash News

E-TJERA

Presidenti gjerman mbërrin në Tiranë/ Pas takimit me Begajn, do t’i drejtohet Parlamentit

Presidenti gjerman mbërrin në Tiranë/ Pas takimit me Begajn, do

Presidenti i Gjermanisë Frank-Ëalter Steinmeier ka mbërritur në vendin tonë, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu Bajram Begaj.

Ata janë duke zhvilluar takimin “kokë më kokë”, në përfundim të së cilit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Më pas presidenti gjerman do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë, ku do të mbajë një fjalim. Gjithashtu pritet të ketë edhe një takim të shkurtër me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Presidenti gjerman Steinmeier do të qendrojë dy ditë në Shqipëri, ku gjatë ditës së dytë të vizitës janë planifikuar takime e aktivitete të tjera.

Ai është duke zhvilluar një tur takimesh në Ballkanin Perëndimor. Vizita e tij në Tiranë vjen pas Shkupit. Steinmeier do përcjellë mesazhin se BE është e interesuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

 

Të fundit